26,12,2024

Karantinimi i qyteteve, ankohen bizneset: Punëtorët po ndalohen nga Policia

Must Read

Karantinimi i qyteteve të mëdha si pasojë e parandalimi të përhapjes së pandemisë Covid 19 ka shpërfaqur probleme për bizneset. Ndalimi i hyrjeve-daljeve në Prishtinë dhe Ferizaj gjatë ditës sotme ka shkaktuar mungesë të madhe të stafit të punës në kompaninë “Elkos”.

Përkundër që bizneset e tyre janë të përfshira nga ekzekutivi në listën e atyre që iu lejohet hyrje-daljet, në gjitha qytetet e karantinuara, thonë se Policia e Kosovës po i ndalon punëtorët në post-blloqet e tyre me vetura private të vijnë në punë, pasi po kërkojnë që një gjë e tillë të bëhet vetëm me vetura të kompanisë.

E zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i pyetur për gjitha këto ankesa të bizneseve, ka thënë se çdo veprim bëhet konform listës dhe vendimit zyrtar.

Derisa nga MEPTINIS për KosovaPress u shprehën se janë duke punuar për t’i sqaruar në detaje gjitha paqartësitë për bizneset, përkundër siç thanë një gjë e tillë është bërë.

Drejtori i “Elkos”, Arsim Selmonmusaj thotë se një gjë e tillë nëse vazhdon edhe në ditët në vijim do të paraqet probleme për funksionimin e tyre.

“Është krijuar një konfuzion mes institucioneve të cilat nuk po dinë të zbatojnë, apo të ekzekutojnë vendimin e qeverisë. Ku qeveria thotë se qytetet të cilat kanë hyrë në karantinë siç është Prishtina, Ferizaj dhe disa të tjera po e kanë problem lëvizjen e lirë të të gjithë stafit punues. Policia nga mosdija dhe mos informata të nevojshme po i ndalin të gjithë stafin, gjithë punëtorët. Ata po thonë vetëm me mauna dhe kamionë të cilët nuk mundem me marrë kamionin te shpija dhe me u kthyer punë…po kemi pasur munge së të stafit dhe nuk kanë mundur të vijnë në punë për shkak të ndalesave të postblloqe të policisë”, thotë ai.

Zëvendësministri në MEPTINIS, Edison Jakurti thotë për KosovaPress, se karantinimi i kryeqytetit dhe qyteteve tjera ende është në një fazë të hershme. Për këtë arsye mund të ketë konfuzion. Por thotë se janë duke punuar intensivisht për t’i sqaruar të gjitha palët.

“Jemi në një faze ende shumë të hershme, ku mund të krijohet konfuzion, përkundër faktit qe tashmë janë sqaruar kategoritë që mund të qarkullojnë. Megjithatë, jemi duke punuar intensivisht që sa më parë t’i sqarojmë të gjitha paqartësitë tek të gjitha palët dhe t’i minimizojmë problemet qe mund te shfaqen ne zhvillimin e aktiviteteve biznesore”, thotë ai për KosovaPress.

Ndërkohë për probleme të tilla të bizneseve sot ka shkruar edhe kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi. Ai ka kërkuar që të krijohen korridore të lira për qarkullimin e mallrave dhe punëtorëve.

Prej natës së mbrëmshme, Prishtina, Ferizaj dhe Prizreni iu janë bashkangjitur qyteteve tjera në karantinuara në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img