Drejtori i Drejtorisë së Shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale Bekim Ademi sot ka takuar pronarët dhe punëtorët e baranatoreve të Ferizajt.
Në këtë takim edhe u arritë marrëveshja për punën dhe orarin e barnatoreve gjatë kohës së pamndemisë.
Deri më tani ka qenë në zbatim një orar I përpiluar nga Federata e Farmacistëve të Kosovës, ndërsa pas takimit të sotëm në Ferizaj pritet të jetë një organizim i ri.
“ Ata po mbajnë hapur portat e tyre organizuar në kujdestari 24 orëshe. Barnatorja “Zeka” do të punoj 24 orë, kurse barnatoret tjera do të punojnë në mënyrë ciklike në kujdestari deri në ora 22:00, ky ishte vendimi i pronarëve të barnatoreve. Gjersa mbështetjen për kërkesat e tyre ia ofroi drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi i cili i priti sot në takim” ka thënë Bekim Ademi, Drejtor i DSHMS-së në Ferizaj.