20,05,2024

Agim Aliu ngushëllon familjen e veteranit të UÇK-së Xhavit Gashi

Must Read

Lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të orëve të para të luftës sonë të lavdishme çlirimtare, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Gashi na pikëlloi të gjithëve.

Me këtë rast, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve e të njohurve të të ndjerit.

“Botës sonë i dha lamtumirën ushtari i radhëve të para, sypatremburi e shembulli i trimërisë e atdhedashurisë, Xhavit Gashi. Ai Kosovës i fali gjithçka nga vetja, i fali guximin e trimërinë për ta çliruar nga thundra okupatore serbe. Përherë do ta mbajmë mend shembullin e sakrificës e atdhedashurisë për atdheun, veteranin e UÇK-së, Xhavit Gashi. Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve e gjithë të njohurve të të ndjerit” thuhet në telegramin e ngushëllimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img