20,12,2024

KOMUNAT KËRKOJNË NDRYSHIMIN E MASAVE TË NDALIMIT TË QARKULLIMIT

Must Read

Kryetarët e Komunave përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) kërkojnë ndryshimin e masave rreth ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.

Siç jemi në dijeni, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur në një nga mbledhjet e saja të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore), si masë për mbrojtje nga koronavirusi apo COVID-19.

Mirëpo, AKK në konsultim me kryetarë të komunave vlerëson se jashtë këtij orari, sidomos prej orës 16.00-20.00 po ka turma të njerëzve që dalin për t’u furnizuar apo kryer obligime tjera dhe kjo po vlerësohet si mundësi potenciale për përhapjen e virusit.

Duke marrë parasysh se epidemiologët kosovarë po bëjnë thirje që qytetarët e Kosovës të qëndrojnë në shtëpi, e sidomos në javët në vijim, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që ky vendim të rishqyrtohet dhe kjo masë të pezullohet dhe të zëvendësohet me ndalim qarkullimi prej orës 18:00-06:00.

Kërkesa jonë besojmë se do të jetë masë shtesë e drejpërdrejtë në parandalimin e COVID-19.

Në anën tjerër të gjitha strukturat e Komunave dhe Shtabet Komunale për Emergjencë jane duke e kryer detyrar me përgjegjësinë më të madhe të mundshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img