07,02,2026

Shtime, një lagje futet në karantinë

Must Read

Komuna e Shtimes njofton se pas rastit të parë të evidentuar me coronavirus nga kjo komunë, është marrë vendim që një lagje e fshatit Petrovë të vendoset në karantinë.Sipas njoftimit dyshohet se infektimi ka ndodhur pas një kontakti me një person tjetër nga Gjermania.

“Nga mbledhja e Shtabit Emergjent të mbajtur pak më herët është marrë vendim që nga sot të vendoset në karantinë Lagjja Hysenaj (Rr. Xhemshir Xhemshiri) Petrovë”, thuhet në njoftim.

Rreth rastit janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat dhe udhëzimet nga institucionet.

Aktualisht në Kosovë janë 35 raste të prekura nga coronavirus, ku një nga ta është një qytetar 41 vjeçar nga fshati Petrovë i Shtimes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img