19,12,2024

Një grup i bizneseve ferizajase mbështesin 300 familje deri në fund të pandemisë

Must Read

Një grup i bizneseve ferizajase mbështesin 300 familje me pako ushqimore e higjienike deri në fund të pandemisë, nga nesër nis shpërndarja

Vullneti i bizneseve ferizajase për të ndihmuar familjet në nevojë, është për t’u duartrokitur. Një grup të tyre të prirë nga kuvendari, Lulzim Grainca e priti sot në takim i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorët komunal, Bekim Ademi, Zekir Bytyqi e Arben Halili.

Këto biznese kanë bashkuar forcat për të ndihmuar 300 familje ferizajase në nevojë për pako ushqimore e higjienike deri në fund të pandemisë. Shpërndarja nis nga nesër, bazuar në të dhënat e familjeve më në nevojë në Ferizaj me të cilat disponon sektori i mirëqenies sociale.

Ky shembull për t’i ndihmuar shtetit e qytetarëve në tejkalimin më të lehtë të situatës me COVID-19 që ka pllakosur vendin tonë është e mirëseardhur e inkurajojmë edhe grupe të tjera biznesesh ta bëjnë një veprim të tillë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img