08,11,2025

Viva Fresh Store dhe Buçaj ndajnë 110,000.00 euro donacion për familjet në nevojë

Must Read

Është KOHA dhe MOMENTI, që në këto DITË të vështira që po kalon vendi ynë, ta hapim zemrën për të gjitha ato familje, që kanë më së shumti nevojë. Më këtë rast, ju njoftojmë se “Viva Fresh Store” në bashkëpunim me kompaninë “Buçaj” kanë marr vendim që të dhurojnë një donacion në vlerë prej 110,000.00 € (njëqind e dhjetëmijë euro), për të gjitha FAMILJET në nevojë.

Kjo vlerë e donacionit do të dhurohet përmes 5,000 (pesëmijë) pakove me produkte më esenciale (miell, vaj, kryp etj…) për 5,000 FAMILJE, më qëllim që ta lehtësojmë sadopak, gjendjen e familjeve në nevojë.

 Donacioni do të realizohet përmes “Kryqit të Kuq” në mënyrë që të sigurojmë një transparencë sa më të plotë, për të gjithë.

 Shpërndarja e pakove ushqimore, do të behët në të gjitha komunat e Kosovës, sipas listës së bashkangjitur.

Së BASHKU, ia DALIM!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img