27,07,2025

“Punëtorëve të marketeve dhe barnatoreve duhet t’u bëhet testi për COVID-19”

Must Read

Punëtorët e marketeve dhe të barnatoreve janë ndër të paktët që nuk kanë ndaluar punën pavarësisht rrezikut të shfaqur nga koronavirusi.

Për t’u shërbyer qytetarëve, këta punëtorë janë vazhdimisht në gatishmëri e sipër.

Por Albert Krasniqi ka propozuar që punëtorët e marketeve dhe barnatoreve duhet të testohen për COVID-19, transmeton Indeksonline.

Ai tha se përveç se janë në rrezik, mund të shpërndajnë virusin edhe tek personat e tjerë.

“Punëtoret e maketeve dhe barnatoreve duhet të testohen për COVID-19. Përveç se janë vet në rrezik, mund të shpërndajnë virusin edhe tek personat e tjerë. Kështu e mbrojmë shëndetin e atyre të cilëve po shërbejnë këto ditë edhe zvogëlojmë mundësinë e shpërndarjes së virusit”, tha Krasniqi i cili monitorin punën e Kuvendit dhe zhvillimet politike në vend.

Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 deri më tani është 20 , disa prej tyre në Klinikën Infektive në QKUK e disa tashmë të liruar në vetëkarantinim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img