14,11,2024

Sonte asnjë rast i konfirmuar me Coronavirus në Kosovë

Must Read

Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar lajmin e mirë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me pandeminë COVID-19.

Komunikata e plotë për media:

Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 319 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive.

Sonte me 18.03.2020 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.597 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 553 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 18.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 13.316 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 519 udhëtarë, Merdare 4.780, Vërmicë 3.726, Jarinje 887, Dheu i Bardhë 801, Hani i Elezit 1.258, Kullë 744, Qafë Morinë 44, Bërnjak 394, Qafë Prush 28, Muçibabë 134 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 18 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 208.582 raste të COVID-19, numri më i madh i rasteve raportohet nga Kina (80.894), Italia (31.506), Irani (17.361), përderisa janë raportuar 8.312 raste të vdekjes. Në BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar gjithsej 81.622 raste të COVID-19: Italia (31.506), Spanjë (13.716), Francë (7.730), Gjermani (9.877), Mbretëri të Bashkuar (1.950), Holandë (1.705), Belgjikë (1.486), Greqi (387), Serbi (83), Kroaci (81), Shqipëri (59), Maqedoni e veriut (31), Mal të zi (2 ).

Deri me 18 mars 2020, numrin më të madh të vdekjeve e shenon Kina me (3.237), Italia me (2.503), Iran (1.135), nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar 3.454 raste të vdekjes : Itali (2.503), Spanjë (533), Francë (175), Mbretëri të Bashkuar (71), Gjermani (26), Belgjikë (10), Poloni (5), Greqi (5), Danimarkë (4), Norvegji (4), Austri (4), Bullgari (2), Irlandë (2), Luksemburg (2), Shqipëri (2), Hungari (1) dhe Turqi(1).

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img