01,02,2025

I dhurohen QKMF-së dy aparate për prodhimin e oksigjenit me pajisje përcjellëse

Must Read

Solidariteti i biznesmenëve ferizajas, nuk ka munguar në asnjë rrethanë kur e ka kërkuar nevoja. I tillë ishte edhe donacioni që sot i bëri biznesmeni dhe kuvendari, Lulzim Abazi, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, duke i dhuruar dy aparate për prodhimin e oksigjenit me pajisjet përcjellëse, tejet të nevojme për trajtimin e pacientëve e veçanërisht tash kur po përballemi me pandeminë e virusit COVID-19.

Edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu e falënderoi kuvendarin Lulzim Abazi për këtë donacion, në takimin e paradites që pati me anëtarë e përfaqësues, pjesë e Shtabit Emergjent. Falënderues për këtë donacion u shprehën stafi shëndetësor të cilët po bëjnë përpjekje heroike për ta mbajtur nën kontroll situatën, duke punuar pa orar, me kapacitete të shtuara në mbrojtje e kujdes të shëndetit të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

​Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e një të zhdukuri në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur. Siç...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img