18,08,2025

Presidenti propozon dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme

Must Read

Presidenti Hashim Thaçi ka propozuar që të shpallet gjendje e jashtëzakosnhme.

Presidenti i vendit, Hashim Thaci, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka njoftuar se në mënyrë që të mos eskalohet situata dhe të ndodhë tejkalimi i gjendjes të krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

“Tani ballafaqohemi me një të keqe që mund ta kalojmë vetëm bashkërisht”, ka bërë thirrje i pari i vendit në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Jemi nën rrethana të papërjetuara më parë”, tha ai duke bërë thirrje që të mos krijohet panik, shkruan Reporteri.net.

“Pa dashur që të nxis panik, por thërras për vigjilencë edhe përgjithësi që ta ndihmojmë dhe ruajmë njeri tjetrin”, tha Thaçi.

“Do të ishte papërgjegjësi e madhe injorimi dhe mos marrja e gjitha masave që kemi si shtet dhe shoqëri”, shtoi presidenti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vetura bëhet “mollë sherri” për një familje, vjehrri e kunata e rrahin nusen

Një grua e moshës 32 vjeçare dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga vjehrri i saj 62 vjeçar dhe kunata...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img