23,11,2024

Koronavirusi: Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar pezullon punën në ambulanca specialistike

Must Read

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar përmes një njoftimi ka thënë se, për t’u mbrojtur nga ng

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar përmes një njoftimi ka thënë se, për t’u mbrojtur nga nga Covid-19, ka pezulluar, deri në një vendim tjetër, punën në ambulanca specialistike dhe ka ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike.

Më tutje, aty thuhet se do ta trajtohen vetëm rastet emergjente.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, njofton të gjithë qytetarët se, bazuar në Qarkoren Informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rekomandimet e Instiutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për t’u mbrojtur nga Covid-19, ka pezulluar, deri në një vendim tjetër, punën në ambulanca specialistike dhe ka ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike. Do të trajrohen vetëm rastet emergjente”, thuhet në njoftim.

Ky vendim sipas njoftimit vlen deri në një vendim tjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img