27,11,2024

Koronavirusi, qeveria planifikon që ndihmat sociale t’i japë për 2 muaj

Must Read

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi tha se Qeveria e Kosovës po planifikon që 28 mijë familjeve që janë me asistencë sociale, t’i jap paradhënie edhe për muajin prill, për shkak se duhet të përballen me shpenzime në këtë kohë.

“Pa buxhet nuk mundemi as me i pagu ndihmat sociale, për të cilat 28 mijë familje kanë nevoja urgjente. Ne po planifikojmë që të gjithë përfituesve tu japim si paradhënie edhe ndihmat për muajin prill në mënyrë që të përballen me shpenzimet enorme që i kanë tash”, tha ministri Bislimi.

Ai tha se nëse arrihet të votohet buxheti, atëherë e kanë më të lehtë me e mbushë edhe rezervën, e cila është zero.

“Ne i kemi rezerva ne zero. Rezervat në zero nuk i ka pru kjo Qeveri, i keni pru ju”, tha Bislimi.

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme është duke u shqyrtuar projektligji për buxhetin e vitit 2020.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img