15,05,2024

Anulimi i kyçjeve në autostradë, reagon deputeti Reçica: Ky vendim mbyll dhe kufizon mundësinë e zhvillimit ekonomik të regjionit të Ferizajt

Must Read

Pas anulimit të vendimit për kyçje në autostradën “Arbërn Xhaferi”  në regjionin e Ferizajt ka reaguar edhe deputiti nga Ferizaj Elmi Reçica.

Reçica këtë vendim e ka quajtur vendim që “mbyll dhe kufizon mundësinë e zhvillimit ekonomik të regjionit të Ferizajt, pamundëson lidhjen e shpejtë të Ferizajt më gjitha qendrat e tjera dhe shtetet fqinje, gjithashtu pamundëson qasje të shpejtë e të lehtë të mallrave dhe udhëtarëv”  

Ky është reagimi i plotë i deputetit Elmi Reçica

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka anuluar vendimin e qeverisë së kaluar të projektit për ndërtimin e dy kyçjeve të reja dhe një mbikalim në në autostradën “Arbën Xhaferi”, ky vendim për shfuqizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor dhe tejet përfitues për qytetarët dhe ekonominë e Ferizajt, paraqet mendësinë e vërtetë të kësaj qeverie zhgënjyese e izoluese.

Ky veprim e vendim për anulimin e këtij projekti domethënës mbyll dhe kufizon mundësinë e zhvillimit ekonomik të regjionit të Ferizajt, pamundëson lidhjen e shpejtë të Ferizajt më gjitha qendrat e tjera dhe shtetet fqinje, gjithashtu pamundëson qasje të shpejtë e të lehtë të mallrave dhe udhëtarëve.

Vendimi i qeverisë së mëhershme për kyçjen e Ferizajt në autostradën “Arbën Xhaferri” ka qenë kërkësë e ndërmarrësve të regjionit të Ferizajt, vendim i bazuar dhe i ligjshëm, vendim i cili është miratuar në mbështeteje e në harmoni të gjitha instancave ligjore e procedurale, madje ky projekt bazohej edhe në vendimin e Këshillit ndërministror të qeverisë së drejtuar nga ish-kryeministri, Isa Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img