Krerë të politikës lokale dhe qendrore, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, organizata të dalura nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë ferizajas bën homazhe sot në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në përkujtim të jetës, veprës e sakrificës së dëshmorëve në 22 vjetorin e sakrificës sublime të Jasharajve, Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, që nisi Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu, me këtë rast tha se madhështia e këtij vendi janë heronjtë, dëshmorët e të rënët në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari.
“Madhështia e këtij vendi, e këtij dheu janë janë Jasharajt me Kryekomandantin Legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari. Pra, është dita kur njëkohshëm ne jemi krenarë që i takojmë një kombi që kishte në gjirin e tij, komandant, legjendar e hero si Adem Jashari dhe pasuesit e Tij, pra jemi kombi që ka bërë historinë përmes Kryekomandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe përmes emblembës me tri shkronja të arta, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pra, lavdia, iu takon e gjitha atyre” tha mes tjerash i pari i Ferizajt, Agim Aliu.
Me kurora lulesh, përkulje pranë gurit të varrit të më të shtrenjtëve, Dëshmorë të Kombit, Ferizaj shënoi 22 vjetorin e Epopesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.