05,11,2025

Grabitet një pompë e derivateve në Ferizaj

Must Read

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në një pompë derivatesh në Ferizaj.

Këtë në Polici e kanë raportuar dy viktimat meshkuj që ishin duke punuar.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur para të gatshme, cigare dhe dy telefona. Ata janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img