21,04,2025

Kryetari i degës së AAK-së uron për përvjetorin e Pavarësisë

Must Read

URIME 12 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS!

– 17 Shkurti 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës, si përpjekjeve shekullore e popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor. Shpallja e Pavarësisë ishte akt historik, por të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë çlirimtar, i mbuluar me lavdi, gjak e sakrifica të panumërta, i ka paraprirë një luftë titanike për jetë a vdekje.

Le të kujtohemi se çka përjetuam deri te çasti i Pavarësisë dhe çka përjetuam pas saj. Kaluam nëpër një kohë epike, me plotë dhembje e trishtim.

Në përvjetorin e 12-të të shpalljes së pavarësisë të mendojmë për gjendjen e tanishme sociale, ekonomike dhe politike të Kosovës por edhe të mendojmë për punët që na presin e që nuk janë pak.

#UrimeKosovë

Xhavit Zariqi

Kryetar i AAK-së në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img