08,11,2025

Promovohet përmbledhja me poezi “Lisi i sokakut” i autorit dr. Sylejman Topalli

Must Read

Sylejman Topallin ferizajasit e njohin si njeriun që për dekada  punoj dhe kontriboj në fushën e shëndetësisë.Krahas këtij profesioni fisnik, doktor Syla, njihet edhe për përkushtimin në fushën e letërsisë, veçmas në kultivimin e zhanrit të poezisë. Në përvjetorin e  20  të ekzisitimit të oridnancës së tij ” Farm- Aorta” ai sot në ambientet e hotelit “Emerald” ka promovuar edhe përmbledhjen e dytë me poezi të titulluar “Lisi i Sokakut”, një vepër artistike  të cilën lexuesit do t’a kenë shumë shpejt në dorë e që për subjekt ka shumë motive të pasqyruar artistikisht përmes poezisë.

Redaktori i këtij libri Sylejman Dërmaku, ka thënë se  kjo përmbledhje me poezi pasqyron një mozaik kompleks shoqëror, duke u nisur që nga titulli që është një metafor në vete për të vazhduar me poezitë  që përbëjnë një realitet shoqëror  të transformuar me mjeshtri nga autori .Madje ka shtuar se në libër motivet e poezive të pasqyruara janë të ndryshme dhe se prekin një ralitet të kohës

Neë anën tjetër edhe shkrimatri Gazmend Bytyçi,  në vështrimin e tij,ka vë në dukje se kjo përmbledhje me poezi ngërthen në vete tërë atë përjetim shpirtëror të autorit të transformuara në vargjet poetike

E autori , Sylejman Topalli, në fjalën e tij e ka vë theksin tek ata që i ndihmuan gjatë tërë jetës, duke thënë se pa ta vështirë se do ta kishte këtë karierë të pasur profesionale, e në letrat shqipe.

Pas përmbledhjes së parë Korbi dhe dielli, kjo përmbledhje është e dyta e doktor Sylejman Topallit.Ndonëse në pension, ai ende vazhdon të kontriboj në fushën e shëndetësisë, e pse jo ndoshta edhe me ndonjë përmbledhje tjetër me poezi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img