Një iniciativë e Dimal Bashës, deputet i VV’së për të ndaluar pirjen e duhanit në lokalet e Ferizajt po kritikohet nga Halil Matoshi. Ky i fundit i cili ishte këshilltar i paraardhësit të Albin Kurtit në qeveri, mendon se deputeti po përzien kompetencat e tre pushteteve që në demokraci janë të ndara.
Matoshi i kujton Bashës se për ndalimin e duhanit ekziston ligji që nga viti 2013.
“Përse deputeti i nderuar Basha nuk ka kërku nga ekzekutivi zbatimin e ligjit ose të marrë nismën në Kuvendin e Republikës, qoftë për ndryshim ose amandanentim të ligjit?”, pyet Matoshi.
“Përderisa ka normë ligjore me të cilën rregullohet/sanksionohet një fushëveprimtari, një raport, çdo veprim paralel ndesh me normën është pozicionim mbi ligjin. A është ky veprim i deputetit Basha arbitraritet?”, shtoi ai.
Ai po thotë se këtë po e bën pasi Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit nuk po respektohet as nga qytetarët, e as nga pronarët e lokaleve.
Shkrimi i plotë i Matoshit
Pyetja nr. 2 për pushtetin
Arbitrariteti!?
Respekt një të zgjedhuri të popullit si Dimal Basha, por ai, duke nënshkru zotime private me qytetarët, pronarë biznesesh, ka ndërhy në liritë qytetare dhe e ka manipulu publikun për efekte populliste, derisa Kuvendi e ka votu Ligjin që ndalon duhanin në ambiente të mbyllura, i cili vazhdon paradoksalisht të jetë në fuqi!? Ligji për kontrollin e duhanit në Kosovë ka hyrë në fuqi në vitin 2013, por që nuk ka gjetë zbatim.
Përse deputeti i nderuar Basha nuk ka kërku nga ekzekutivi zbatimin e ligjit ose të marrë nismën në Kuvendin e Republikës, qoftë për ndryshim ose amandanentim të ligjit?
Ai i ka përzi kompetencat e tre pushteteve që në demokraci janë të ndara.
Përderisa ka normë ligjore me të cilën rregullohet/sanksionohet një fushëveprimtari, një raport, çdo veprim paralel ndesh me normën është pozicionim mbi ligjin.
A është ky veprim i deputetit Basha arbitraritet?