29,11,2024

Deputeti Elmi Reçica dhe drejtori i Caritas Kosova, Viktor Sopi, i ofrojnë mbështetje Qendrës Këshilluese “Këshillimi”

Must Read

Deputeti i parlmanetit të Republiës së Kosovës z. Elmi Reçica dhe drejtori i Caritas Kosova, Viktor Sopi, sot vizituan Qendrën Këshilluese “Këshillimi”, ku u takuan me udhëheqësen e kësaj qendre znj, Arjeta Musliu.

Deputeti Reçica përpos që falënderoj drejtoreshën Musliu për punën humane që po bën për të rinjtë dhe prindërit, në parandalim të përdorimit të drogave, tek mosha e të rinjëve, shprehu gatishmërin e plotë për të ndihmuar në të gjitha fushat për funksionimin e kësaj qendre.

Poashtu deputeti Reçica theksoi se duke ndihmuar qendrën”Këshillimi” ndihmojmë drejtëpërsëdrejti rininë tonë e në këtë kontest gjithë familjet të cilat kanë kanë probleme të tilla. Andaj përpos obligimit moral që na obligon të ndihmojmë, pa dyshim që edhe ndihma instituticionale qfotë e nivelit qëndror dhe ati lokal do të jetë e vazhdueshme.

Gjithashtu edhe drejtori i Caritas Kosova, Viktor Sopi shprehu gatishmërinë për të ndihmuar znj, Arjeta Musliu në punën të cilën e cilësoj si punë hyjnore. Ai theksoi që Caritas Kosova është në dispozicion të plotë për çfarë do që nevojitet kësaj qendre të merr hapat e saj drejt funskionalizmit sa më normal të punës, më qëllimin e vetëm të largimit sa më të madh të rinisë sonë nga kjo dukuri devijante që dita ditës po po merr përmasa shqetësuse duke u bër varr i të rinjëve.

Krejt në fund edhe nikoqirja e këtij takimi znj. Arjeta Musliu falënderoj jashtëzakonisht shumë për vizitën e drejtorit të Caritas Kosova, Viktor Sopi dhe deputetit Reçica, që përpos përkrahajes morale që dhanë ata, shprehen gatishmërinë e plotë edhe në ndihmë konkrete për funskionalizimin e plotë të qendres sonë.

Gjithashtu znj, Musliu theksoi që vizita e deptuetit Reçica nuk është e para, pasi që edhe qysh në ditët e para të hapjes së kësaj qendre, ai na vizitoi dhe na ofroi ndihmë rreth angazhimi tonë. Ne mirëpresim çdo ndihmë që na ipet qoftë nga organizatat siç është Caritas Kosova, por pa dyshim që ndihma institutcionale është mëse e mirë se ardhur, pasi që vendi ynë po vazhdon të përballet shumë ashpër me këtë dukuri që ka kapluar rininë tonë përdorimi i drogave. Pra duhet të bëhemi të gjithë së bashku dhe sa më parë që është e mundur të mundohemi të parandalojmë këtë shkatërrim të rinisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img