30,11,2024

Gjykata Themelore në Ferizaj nxjerr rreth 400 aktvendime për prerësit ilegalë të pyjeve gjatë 2019-s

Must Read


Gjatë vitit të kaluar, Komuna e Ferizajt është përballur në masë të madhe me dëmtim të pyjeve, ndërkohë, edhe institucionet publike janë përballur me një varg lëndësh të tilla. Gjykata Themelore në Ferizaj, pikërisht Divizioni për Kundërvajtje gjatë 2019-s, ka nxjerrë gjithsejtë 396 aktvendime për prerësit ilegalë të pyjeve.

Prej tyre, 272 aktvendime janë pozitive, 123 aktvendime janë të pezulluara dhe një aktvendim është negativ. Ndërkaq, në këtë Gjykatë, sipas raportit vjetor të drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, në komunën e Ferizajt janë pranuar gjithsejtë 158 aktgjykime, prej tyre 114 janë pozitive dhe 44 janë pezulluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithashtu, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, pikërisht në Departamentin e Divizionit Penal gjatë 2019-s, janë mbajtur gjithsejtë 223 seanca ndaj dëmtuesve të pyjeve.

Po ashtu, gjatë 2019-s janë iniciuar 123 fletëparaqitje për vepra penale me dëmtim të druve prej 420.23 metër kub të cilat kanë një vlerë financiare prej 57 mijë e 935 eurosh. Ndërkaq, janë iniciuar 357 lëndë për kundërvajtje me dëmtim të druve prej 566.83 metër kub, të cilat kanë një vlerë financiare prej 77 mijë e 265 eurosh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img