22,06,2025

Komuna me nismë bashkë me shoqërinë civile për fuqizimin e gruas në jetën publike

Must Read

Avancimi i bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile që kanë për qëllim fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri është qëllim i qeverisjes lokale. Me këtë motiv, sot i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me Kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi takuan drejtuesit e organizatës “Women 4 women” bashkë me menaxheret e projekteve “Mundësitë e përmirësuara për vetpunësum dhe punësim” dhe “She Has Right”.
Ilirjana Jaka Gashi nga kjo organizatë bëri të ditura synimet që ka ky projekt në jetësimin e nismave komunitare edhe në qytetin tonë.

E nikoqiri, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me Kryesuesen Bytyçi, pasi që i njoftuan mysafiret me nismat lokale në këtë drejtim, i siguran mbështetjen e parezervë të organeve komunale, aktiviteteve për këtë projekt.

Këto projekte që synojnë të realizohen në qytetin tonë kanë për qëllim përmirësimin e pozitës së gruas veçanërisht në ekonomi, pjesëmarrje në vendimmarrje si dhe rritjen e nismave avokuese përmes organizimit të punëtorive për këtë qëllim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me fatalitet në Mirosalë të Ferizajt – Humb jetën 65-vjeçari

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Mirosal, lagjja Cakaj të komunës së Ferizajt, ku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img