27,12,2024

Abazi: Nëse nuk e zgjedhim presidentin sipas kërkesës së LDK-së, kësaj të fundit i japim edhe një ministri

Must Read

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka dhënë disa skenare në lidhje me koalicionin LVV-LDK.

Abazi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet të shtrohet pyetja se nëse marrëveshja LVV-LDK dështon çfarë do të ndodh me shpresën e këtij populli.

Ai ka thënë se oferta e mëhershme e Vetëvendosjes ku i është ofruar LDK-së krye parlamentari dhe pesë ministri ka qenë më e përshtatshme për dy palët se kjo që është bërë sot.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se është mirë që palët të mos lëshojnë tryezën e bisedimeve dhe mos të kenë qëndrime polarizuese.

“Jemi në një pikë pa kthim drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare”.

Abazi ka thënë se duhet të diskutohet edhe situata kur LVV dhe LDK nuk mund ta zgjedhin presidentin sipas kërkesës së kësaj të fundit.

Ai ka thënë se në atë rast duhet të shqyrtohet mundësia që LDK të merr edhe një tjetër ministri për të bërë një balancë të pushtetit./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img