29,11,2024

Komuna e Ferizajt sqarohet për akuzat e Svarqës

Must Read

Komuna e Ferizajt ka reaguar lidhur me akuzat se, kryetari i kësaj komune Agim Aliu ka hargjuar sasi të madhe të derivative.

Në këtë reagim thuhet se këto akuza janë të pa baza dhe gënjeshtra,

“Asambleisti Svarqa haptazi gënjen, vetëm 615 litra naftë për gati 1 vit, shpenzoi vetura zyrtare e Kryetarit Aliu

Për asnjë ditë të vetme për dy vite qeverisje, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu nuk ka ardhur në punë me veturën zyrtare, përkundrazi ai ka përdorur veturën private.

Këtë fakt e dijnë dhe e aprovojnë të gjithë punonjësit e administratës komunale dhe qytetarët, por çuditërisht vetëm për asambleistin Svarqa kjo nuk quhet fakt. Ai, i dëshpëruar nga thellësia e rënies së mbështetjes partiake e qytetare si asnjëherë më parë në historinë politike të kësaj partie në nivelin lokal, tenton që me zhurmë e shpifje të rikthej vëmendjen e qytetarëve.

Kujtojmë se vendimi i parë i Kryetarit Aliu ishte ndalimi i përdorimit të veturave zyrtare jashtë orarit dhe kontrolli i tyre, ndryshe nga koha e asambleistit Svarqa që veturat zyrtare përdoreshin pa kurrfarë kontrolli, pa asnjë mbikqyrje e për nevoja nga më të ndryshmet, gjithnjë e më pak për arsye zyrtare.

Për opinionin e gjerë qytetarë, japim sqarimet e aspak për të katandisurin si mos më keq e të e partisë që drejton.

Së pari, Kryetari i Komunës së Ferizajt, për një vit përdorimi të veturës zyrtare, ka shpenzuar 615 litra naftë, sasi kjo e përkthyer në ditë ka vlerë minimale.

Së dyti, vetura aktuale zyrtare e Kryetarit të Komunës (Peugeot 508) dhe ajo e Nënkryetarit të Komunës (Renault Megane) janë marr përmes aplikimit të marrëveshjes transparente të Leasingut, praktikë kjo e të gjitha qeverive e aq më tepër e shteteve më moderne, që asambleisti Svarqa do të duhej ta dinte meqë ka jetuar jashtë shtetit, me qëllim që të mos shpenzohet paraja publike në blerjen e veturave, kosto kjo e papërballueshme për financat lokale.

Së treti, aplikimi i targave me numrat përkatës serik, pa prapashtesën (Z) për veturën e Kryetarit të Komunës është lejuar nga departamenti përkatës i Ministrisë së Punëve të Brendshme bazuar në të drejtën diskrecionale, të sigurisë dhe reprezentacionit që thellësisht ka mbështetjen ligjore.

Së katërti, veturat me kilometra zero që thekson asambleisti Svarqa, pas mandatit më të errët qeverisës me Ferizajn që ai drejtoi, i la gërmadhë, të shkatërruara e tërësisht të rrezikshme për jetën e shëndetin e punonjësve që drejtojnë ato mjete. Për të qenurit dinjitoze as që bëhet fjalë.

E për të gjitha këto, veçanërisht për vozitjen e një veture tip Volvo (xhip), të pa regjistruar në inventarin e Komunës, për vendin e me çfarë para paguante derivatet e naftës, “zhdukjen” e saj pasi mbylli mandatin – ferizajasve duhet t’i përgjigjet z. Svarqa, që tashmë si duket ka marr rolin e ri, atë të mbikqyrësit të parkut të veturave zyrtare të Komunës së Ferizajt.

E për sa më sipër, kushdo e kurdo nga qytetarët tashmë ka të qartë një dallim, mes qeverisë llogaridhënëse, transparente e të përgjegjshme para çdo shqetësimi qytetar të Kryetarit Aliu dhe asaj që voziste xhipa gri të asambleistit Svarqa, pa asnjë evidencë, pa deklaruar prejardhjen e veturës e në kundërshtim të plotë me protokolet zyrtare, le pastaj për shterpësinë e të bërit opozitë që përfaqësojnë këto mendime e gjykime të turbullta”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img