Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka prezantuar sot raportin vjetor të punës dhe aktivitetet e shumta kulturore e artistike të mbajtura gjatë vitit 2019.
Drejtorja që udhëheq me këtë drejtori, Xhemile Murati Shabani ka treguar se gjatë vitit që po e lëmë pas në Ferizaj kanë filluar të realizohen disa projekte të mbështetura edhe nga niveli qendror të cilat do të ndikojnë përmirësimin e infrastrukturës së objekteve , kulturore e sportive në Ferizaj. Ferizaj me të drejtë është cilësuar si qytet i festivaleve dhe këtë epitet me përkushtim Komuna e Ferizajt ka arritur ta mbajë edhe gjatë vitit 2019.
Drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka treguar se janë mbështetur një numër i madh i festivaleve, duke filluar nga ato për fëmijë e deri të festivali tradicional i teatrove. Gjatë konferencës së sotme , udhëheqës të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit u zotuan se do të mundohen gjatë vitit të ardhshëm që të mbështesin edhe më shumë klubet e ndryshme kulturore e artistike.
Në konferencën e sotme të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit u theksua se gjatë vitit 2019 janë mbështetur me subvencione shumë organizata të ndryshme rinore ,kulturore e sportive me një fond prej dhe janë realizuar disa projekte për aftësimin e të rinjëve e promovimin e talenteve në sporte të ndryshme.
Detajet gjeni në videon e plotë të konferencës për media të drejtores së Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.