Banorët e fshatit Muhoc të Ferizajt ka javë që një pjesë të rrugës e kalojnë me stres. Një shtyllë e cila shihet edhe në fotot e dërguara nga një banorë I këtij fshati gjendet në pozitë gati për të rënë. .
“Para disa javësh ka rënë kjo shtyllë elektrike si pasojë e erës së madhe. Me kërkesën tonë një ekip e KEDS-it ka ardhur në vendin e ngjarjes . Por për habi ata kanë bërë një improvizim të kësaj shtylle përkohësisht dhe kanë ikur. Ky “përforcim” është bërë shumë jo profesionalisht dhe ka mbetur ende rrezik për banorët. Kemi kërkuar edhe disa herë nga KEDS që ta rregullojë por asgjë edhe pas tre javësh. Banorët që kalojmë ka kjo pjesë jemi nën presionin e frikës se kjo mund të bie çdo moment pasi sipas konstruksionit të sajë është vështirë ta mbajnë vetëm telat” ka shkruar në redaksinë e Ferizajpress një banorë i këtij fshati në rrugën “Avdyli” të Muhocit të Ferizaj.
Ditëve të fundit qyteti i Ferizajt është përballur me ndërprerje të shumta të rrymës në emër të rregullimit dhe intervenimeve teknike, por si duket kjo ende nuk është pjesë e këtyre intervenimeve që mund të bie në çdo çast.