17,08,2025

Kryetari Agim Aliu uron qytetarët e besimit katolik për Krishtëlindje

Must Read

Përmes një postimi në Facebook Kryetari Agim Aliu ka uruar të gjithë besimtarët katolik me rastin e Krishtëlindjeve duke u dëshiruar shëndet dhe mbarësi, shkruan Gazeta Metro

“Besimtarë katolik, kur orët e festës së Krishtlindjes po afrojnë, i gëzohemi e ndajmë bashkë, uratat më të përzemërta, dëshirëplotë për shëndetin e mbarësinë e familjeve tuaja dhe fisnikërisë që festat e përshpirtshme ndriçojnë qenien njerëzore.Urime Krishtëlindja! Paqja zotëroftë gjithmonë mendjen e shpirtin tuaj!” thuhet në postim.

Gjithashtu përmes një komunikate për media janë njoftuar qytetarër se nesër në ora 11:30, Kryetari Aliu do të vizitojë Kishën Katolike “Engjulli i Rojës” në Ferizaj, për të uruar klerin fetar katolik dhe besimtarët me rastin e festës së Krishtlindjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kjo është lista e kandidatëve nga LVV për Kuvendin e Ferizajt

Ferizaj, 16.08.2025Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, ka bërë publike listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Ferizajt për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img