26,11,2024

Komiteti për Politikë dhe Financa miratoi pikat e propozuara për mbledhjen e fundit të Kuvendit

Must Read

Pikat e rendit të ditës të përgatitura nga ekzekutivi për mbledhjen e fundit të Kuvendit në këtë vit, u diskutuan dhe morën miratimin e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, njoftoi për temat që do të diskutohen në seancën e radhës së Kuvendit që do të mbahet më 30 Dhjetor.

Miratimi i Rregullores Komunale për Transparencë, miratimi i Rregullores për Taksa dhe Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, propozim vendim për ndryshimin e Statutit të KRU “Bifurkacioni” nga Ndërmarrje Publike Lokale në Ndërmarrje Publike Qendrore, propozim për miratimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt për vitin 2020, janë temat që morën aprovimin e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilat kaluan për diskutim dhe miratim të anëtarëve të Kuvendit.

Prezantimin e pikave të rendit të ditës e bënë drejtorët e drejtorive përkatëse, duke dhënë shpjegimet mbi nevojën e propozimit të dokumenteve të tilla për funksionimin e akëcilit sektorë në drejtoritë që udhëheqin, bazueshmërinë ligjore si dhe interesin publik që përfaqësojnë kalimi i kësaj agjende legjislative në projeksionet e së ardhmes në këto fusha nga institucionet lokale.

Propozim i ri për rendin e ditës u parashtrua nga përfaqësues të opozitës, por që nuk mori mbështetjen e shumicës, e që kishte të bëntë me raportimin e drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në seancë të Kuvendit, pikë kjo që nga shumica pjesëmarrëse u tha se është mundësia të konsumohet brenda pikave të fundit standarde të rendit të ditës, që ka të bëjë me pyetje e kërkesa si dhe të ndryshme, të cilat mund të parashtrohen nga anëtarët e Kuvendit.

Seanca e radhës e Kuvendit të Komunës, me këto pika të rendit të ditës, do të mbahet më 30 Dhjetor, ora 10:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img