26,11,2024

Agim Aliu: Ferizaj ka rilindur, miliona euro po investohen në vepra publike

Must Read

Edhe pak ditë mbyllin vitin 2019. Siç tashmë është bërë traditë, ekzekutivi i Komunës bën përmbledhjen e arritjeve e sfidave që shoqëruan përgjatë 365 ditëve qeverisjen Aliu. E është vet kreu i Ferizajt, Kryetari i Komunës, Agim Aliu që sot, bashkë me drejtorët e drejtorive komunale për rreth dy orë në ambientet e Kuvendit të Komunës, shpalosi arritjet, sfidat në gjithsecilin sektorë si dhe bashkëbisedoi me qytetarët, pjesëmarrës në këtë takim publik.

Rritja prej 12% e të hyrave vetanake më shumë sesa periudha e njejtë e vitit paraprak fiskal, heqja e taksës komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste, përkrahja direkte për dhjetëra biznese prodhuese përmes Fondit të Punësimit, rikonstruktimi i rrugës nga ura në Bibaj deri tek kyçja në autostradë dhe asfaltimi i të gjitha rrugëve në Jezerc, projekte këto në proces, asfaltimi i mbi 54 kilometrave rrugë anembanë Ferizajt, rregullimi i mbi 6 kilometrave trotuare, 1.4 kilometër rrjet të ujësjellësit, 16 kilometër kanalizim atmosferik, 4 kilometra rrjet të ndriçimit publik, po 4 kilometër shtigje për çiklistë, nisja e punimeve në projektin strategjik të ndërtimit të Fabrikës së Ujit, spikatën si arritjet kulmore në planin ekonomik e infrastrukturor të vitit të dytë të qeverisjes Aliu.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu mes tjerash, në fjalën e tij elaboroi secilën nga fushat e kompetencës të administratës që udhëheq, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e reagimit e masave institucionale për të mbrojtur të rinjtë nga lëndët narkotike. Për këtë ai tha se vitin që do të hyjmë, do të instalohet sigurimi fizik në shkolla si masë parandaluese e me efekt në rritjen e sigurisë së përgjithshme në shkolla. Pesë shkolla, në mesin e tyre njëra e nisur e tjetra në prag të nisjes, në Zaskok dhe Talinoc të Muhaxherëve ishin projektet kapitale që shënuan vitin 2019 në segmentin e arsimit. E kur flitet për projekte kapitale, Ferizaj për këto dy vite qeverisje, po realizon e do të nis në vitet pasrendëse numrin më të madh të projekteve kapitale, identitare për Ferizajn në gjithë historinë politike të pasluftës me administrimin e qytetit. Është projekti për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare që së shpejti do të nis ndërtimin, po ashtu hapja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Neredime, digjitalizimi i kartelave shëndetësore, pajisja e punonjësve shëndetësor me mjete të domosdoshme të punës, donacionet në pajisje dhe automjete të ndihmës së shpejt që ravijëzuan tablonë e investimeve në shëndetësinë lokale. Edhe sektori i mirëqenies sociale kishte rol prijëtar në politikat e vendimmarrjen e përditshme të qeverisjes Aliu, duke rezultuar me ndarjen e mijëra eurove për kategoritë sociale në nevojë, hapja e Qendrës së Kujdesit Ditor për fëmijët në gjendje rruge dhe investimi në ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në Parkun e Lirisë e pika të tjera të territorit të Ferizajt, që ishin vetëm disa nga sukseset që shënuan vitin 2019 në këtë sektor.

E për projektet unike, i pari i Ferizajt, Agim Aliu theksoi atë të ndërtimit të Parkut Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc, procedurat e së cilës janë në stad të avancuar, ndërtimi i Pallatit të Kulturës, fushave të tenisit, restaurimet në objektet e rëndësisë së veçantë të trashëgimisë kulturore. Kurse shërbimet publike ravijëzuan tablonë e sukseseve me 72 kilometër kanal ujor e shtretër të lumënjve të pastruar, mbjelljen e afro 400 drunjve dekorativ, 30,000 luleve e vendosjen e shenjave ndriçuese të rregullimit të trafikut – novacion ky për trafikun urban. E përkrahja për fermerët nuk mungoi, madje u shumëfishua gjatë 2019-tës. Projekti për furnizimin e fermerëve me mekanizëm bujqësor, që po zbatohet për herë të parë si dhe sistemi anti-breshër në mbrojtje të kulturave bujqësore, pa lënë anash mijëra euro subvencione ndarë për këtë fushë prioritare të qeverisjes lokale janë gjurmët e suksesit edhe në këtë sektor në vitin 2019, për ta përmbyllur me vendosmërinë e ekzekutivit që territorit t’i kthej kriteret e mirëplanifikimit, që ka shtyrë edhe pezullimin e lejeve ndërtimore, nisjen e procesit të legalizimit të objekteve pa leje, Rregullorja Komunale për Varrezat e Reja të Qytetit, hapja e Zyrës së Rigjenerimit Urban për hapësirat me potencial zhvillimi e mbi 250 gjoba për ndotësit e mjedisit, janë disa nga ato që Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit shënoi si rezultate të punës njëvjeçare.

Fare në fund, me diskutimet e të pranishmëve në këtë takim publik, të dytin me Kryetarin e Komunës, qytetarët dhanë komentet e tyre mbi punën një vjeçare të qeverisjes lokale, parashtruan kërkesat për lagjet e zonat ku ata banojnë, duke marr përveç përgjigjes nga drejtorët komunal dhe Kryetari i Komunës për çështjen e ngritur, edhe urimin e këtij të fundit për festat e fundvitit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img