28,11,2024

Këshilli për Siguri: Gjendja e sigurisë në Ferizaj e qetë dhe stabile

Must Read

Siguria e përgjithshme në Ferizaj ishte sot temë e diskutimit mes shumë temave të tjera të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Ky mekanizëm që përfaqëson themelatën më të rëndësishme koordinuese institucionale në fushën e sigurisë në nivelin lokal, mblodhi përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë, klerin fetar, përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, shoqërisë civile, medive e të tjera. Mbledhja që u kryesua nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati, pati si temë diskutimi përveç temës së lartpërmendur edhe aktivitetet lidhur me parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, rritjen e monitorimit të vazhdueshëm policor në ambiente të frekuentura publike, parandalimin e dhunës në familje, vetëdijësimin lidhur me rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike si dhe përgatitjet për festat e fundvitit.

Komandanti i Stacionit Policor në Ferizaj, Imer Kaqara njoftoi të pranishmit se gjendja e sigurisë në Ferizaj gjatë kësaj periudhe është e qetë dhe stabile. Ai njoftoi edhe për njër varg masash që ka ndërmarr Stacioni Policor në Ferizaj përkitazi me planin për rritjen e nivelit të sigurisë në gjithë territorin tonë. Ndër to, me theks të veçantë u përmend aksioni për kontrollin e mjeteve transportuese të nxënësve nga ana e Policisë së Kosovës, Stacionit Policor në Ferizaj, që ka dhënë rezultatet e duhura. Në këtë kuadër, komandanti Kaqara përmendi vrasjen e rëndë të ndodhur ditë më parë, për të cilën theksoi se janë realizuar të gjitha veprimet operative të nevojshme për ndriçimin e rastit.

Diskutantët ngritën shqetësime edhe për fenomenin e lypsarisë, prezent në sheshet kryesore të qytetit, organizimet e fundvitit të nxënësve përmes mbrëmjeve festive dhe ekskursioneve të ndryshme të cilat siç u shprehën përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve janë jashtë organizimit institucional dhe si të tilla duhet të mos lejohen. Shqetësime të tjera të ngritura në këtë mbledhje ishin kryesisht të sferës së arsimit, konkretisht sfidat që kanë të bëjnë me përdorimin e narkotikëve nga të rinjtë, delikuenca e të rinjve e menaxhimi më i mirë i koordinuar i gjithë këtyre fenomeneve me institucionet përkatëse sociale. Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbyll agjendën e diskutimeve e veprimeve me qëllim rritjen e sigurisë dhe diskutimin e sfidave të sigurisë në nivel lokal për vitin 2019, me mbledhjen e radhës që do të mbahet në fund të këtij viti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img