30,11,2024

Mbyllet qendra e sapohapur e masazhit në Sojevë të Ferizajt

Must Read

Vendosmëria e Inspektoratit Komunal është e plotë e tërësisht e mbështetur në luftimin e dukurive devijante dhe në zbatim të kompetencës ligjore që i jep legjislacioni në fuqi këtij mekanizmi kontrolli. Sot, bashkë me Policinë e Kosovës – Njësinë Kundër Trafikut me Qenie Njerëzore në Ferizaj, Inspektorati i Komunës mbylli qendrën e masazhit në Sojevë të Ferizajt, qendër kjo e hapur së fundmi dhe tërësisht në mungesë të dokumentacionit të nevojshëm siç është mungesa e çmimores, librezës sanitare, pëlqimi minimalo-teknik dhe i kushteve higjieno-sanitare.

Nga shkaqet e lartpërmendura dhe dyshimet për zhvillimin e dukurive amorale është mbyllur kjo qendër dhe ndaj saj ka nisur procedura hetimore e gjyqësore në zbardhjen e gjithë rrethanës së rastit.

Inspektorati i Ferizajt është i pakompromis ndaj veprimtarive biznesore që zhvillojnë veprimtarinë e tyre, pa kushtet e dokumentacionin e nevojshëm që parasheh ligji, aq më tepër ndaj bizneseve ku hedhen dyshime për zhvillimin e dukurive devijante.

Në Ferizaj aktualisht nuk funksionon asnjë biznes i kësaj natyre, kjo falë vigjilencës së Inspektoratit të Komunës, për të bërë verifikimet përkatëse të dokumentacioneve të nevojshme si dhe vendosmërisë për mbrojtjen e qytetarëve nga dukuritë negative.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img