30,11,2024

Ndihmohen 150 familje me dru për ngrohje

Must Read

Konform vendimit të Kuvendit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, paraditen e sotme ka shpërndarë një sasi të madhe masë drusore për 150 familje në gjendje të rëndë ekonomike. Vet drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë ishte i pranishëm në këtë aktivitet, me ç’rast tha se nisma të tilla po bëhen me qëllim ofrimin e ndihmës sadopak për qytetarët, nga sasia e drurëve të konfiskuar gjatë vitit 2019.

“Sot po bëjmë shpërndarjen e masës drusore për 150 familje ferizajase. Sipas proporcionit nga sasia totale këto familje përfitojnë nga dy metër masë drusore hapësinore. Këtë proces e kemi verifikuar dhe konstatuar përmes Komisionit Komunal përkatës për këtë çështje, ku natyrisht janë konsultuar edhe institucionet e kujdesit social si dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve” tha mes tjerash, drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami.

Përmes këtij aksioni janë ndihmuar përveç familjeve me gjendje të rëndë ekonomike edhe komunitete joshumicë, rom, ashkanli, egjiptas e serbë, strehimorja “Shtëpia ime” si dhe Bashkësia Islame e Kosovës në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img