18,05,2024

Gjen kuletën, merr paratë dhe hedh dokumentet (Video)

Must Read

Zakonisht jemi mësuar që të shohim raste të humanitetit,  e sidomos kohëve të fundit ku qytetarët kanë treguar një humanitet të lartë.

Por si duket këtë fat nuk e ka pasur një qytetare e Ferizajt e cili sot kishte humbur kuletën  sapo kishte dalë nga makina. rasti ka ndodhur në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj.

“Banoj këtu afër dhe  sapo kam dalë nga makina nuk e kam hetuar që më ka rënë kuleta. Jam kthyer menjëherë,ende pa hyrë në banesë po një kalimtarë I rastit e kishte marrë atë.  Menjëherë kam kontrolluar kamerat e sigurisë dhe pashë që atë e kishte marrë një kalimtarë i rastit dhe kam pritur  dhe besuar në humanitet se në bazë të dokumenteve  që gjendeshin Brenda do të më kërkojë. Por kjo nuk ndodhi. Më vonë më ka kontaktuar një qytetarë që i kishte gjetur vetëm dokumentet në një rrugë tjetër  por pa para “ thotë qytetarja që humbi kuletën, e cila ka dërguar edhe videon në redaksi.

 “Nuk pres që të më lajmërohet më ky qytetarë por vetëm dua  që të shihet se ka edhe këso njerëz.

Ajo ka bërë të ditur se në kuletë ka pasur  një shumë të parave prej 150 euro.

Por nuk janë të gjithë si ky rast. Se ka njerëz  të cilët nuk e duan djersën e huaj në Ferizaj e dëshmon edhe një video e bërë në Ferizaj, ani pse ishte kamerë e fshehur por dëshmon  se ka njerëz humanitarë dhe nuk e duan të huajën (Video ) 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img