28,11,2024

Reperi kosovar i del në krah Fifit, thumbon artistët tjerë

Must Read

Reagime pas “Këngës Magjike” Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi zuri vendin e dytë në festivalin “Kënga Magjike”. Ndonëse mori maksimumin e votave nga publiku, ishin edhe votat tjera që ndikuan që ajo të pozicionohet në vendin e dytë. Publiku dhe kolegët e saj po vlerësojnë se Fifi e meritoi vendin e parë. Një reagim i tillë erdhi sot nga reperi kosovar, Fajt. “E madhe je. Ni super artiste si ti s’mendoj qe mun me vlersu qifti i do wanna be ‘artistav’ që s’kan haber me ket fare pune..Mvjen keq qe dy vite me shum se 15 texte qe i ke punu vet. Publiku duke thirr emrin ton… (FIFI) me dy super keng tuat me super texte tfuqishme me nje super vokal. Qohen e bojne filma me vota t’bleme… Munohen mi rritin e mi kthy n’sken do artista me zor qe jon harru. Marre”, u shpreh ai.

Kur fituesja e këtij edicioni, Eneda Tarifi doli ta pranonte çmimin nga kantautori Flori Mumajesi, i cili njëherësh është edhe fitues i edicionit të kaluar të “Kënga Magjike”, publiku u revoltua. U çuan në këmbë për ta kërkuar fitoren e Fifit, duke brohoritur “Fifi, Fifi..” Pas këtij veprimi të publikut, reagoi edhe Eneda, e cila u shpreh se po të kishte mundësi do ta ndante çmimin me Fifin.

“Unë votova me shumë dëshirë për ty, për këngën e mrekullueshme që na dhe, për zërin e mrekullueshëm që ke dhe për fjalët kaq të bukura dhe për ato prodhimet e mrekullueshme që bën, njërën prej të cilave gëzoj edhe unë. Dhe unë realisht do të doja shumë që kjo kupë të ndahej dhe ta merrnim të dyja”, deklaroi ajo.

Fifi deklaroi se kënga “Marova” ishte dedikim për një person që dikur ishte i rëndësishëm për të.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img