01,05,2024

Përurohet objekti i ri shkollor në fshatin Glloboçicë

Must Read

Shkolla e cila me krenari mbanë emrin e dëshmorit Avdylgafurr Luma, tashmë është bërë me objekt të ri shkollor, me hapësira të zgjeruara dhe moderne të mësimit.

Në ceremoninë inauguruese Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët për shkollën e re moderne të ndërtuar sipas standardeve të larta.

“ Jemi sot këtu për të përuruar një objekt të ri shkollor, i cili përmbush standardet dhe kriteret e avancuara të kohës, ku mësimdhënësve do të ju krijoj kushte për mësim, ndërsa nxënësve kushte për mësimnxënie. Më shumë krenarë në këtë ditë na bën emri i dëshmorit të cilin e mbanë shkolla, një figurë që ishte inspirim dhe motivim për të gjithë, ndërsa vetëm përmes punës dhe angazhimeve tona do të nderojmë jetën dhe veprën e të gjithë atyre që luftuan dhe vepruan për mbrojtje të vendit” tha mes tjerash kryetari Ilazi, i cili falenderoi Ministrinë e Arsimit, si dhe ish ministrin Arsim Bajrami dhe deputetin Ilmi Reqica për punën dhe angazhimin e tyre për jetësimin e këtij projekti madhështor.

“Realizimi i projektit të ndërtimit të kësaj shkolle në fshatin Glloboçicë, do të mundëson plotësimin e kërkesave të sotmes dhe sfidat e së ardhmes duke e ngritur një institucion arsimor që do të ofrojë mundësi nxënësve për arsim cilësor.Urime!” ka thënë deputeti Elmi Reçica.

Të pranishmit i përshëndeti dhe i falenderoi për pjesëmarrje edhe Drejtori i Shkollës Fillore “ Gafurr Luma” Afet Ceka, i cili të pranishmëve u dëshiroi mirëseardhje në përurimin e tempullit të diturisë, ndërsa falenderoi Ministrinë e Arsimit si dhe Kryetarin Ilazi për angazhimin e parreshtur që ky projekt të jetësohet.
Të pranishmit i përshëndeti edhe deputeti Ilmi Rqica si dhe zëvendës ministri në detyrë i arsimit Azem Guri.

Në fund u shfaq një program artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img