18,12,2025

Kush po e ndjen forcën e kombit mes hapave në spital

Must Read

Të shumta kanë qenë përpjekjet e popullit shqiptar për ndihmë të prekurve nga tragjedisë në Durrës, por të përzemërta janë bërë dje e sot edhe veprimet konkrete të kosovarëve.

Njeri nga ta është edhe studenti ferizajas Gentian Mehmeti i cili studion për Mjekësi në Tiranë, e i cili ka lënë për pak kohë librat dhe i është përkushtuar të lënduarve në Spitalin e Durrësit.

” Mes shumë emocioneve dhe detyrave që na kërkon profesioni, kalova natën në spitalin e Durrësit. Jam i prekur thellë me gjendjen që shkaktoi kjo tragjedi në Shqipëri, por mes hapave që bëja në ndihmë të të lënduarve e ndjeja forcën e gjakut vëllazëror që na bashkon. Si unë edhe gjithë Kosova qenka mobilizuar këtë mëngjes për ndihmë familjeve të prekura. Bravo Kosova ime Jemi një në fatkeqësi dhe në festa” thot Gentian Mehmeti

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img