10,09,2025

Procesi i emërtimit të rrugëve e shesheve në Ferizaj, drejt përfundimit

Must Read

Paraditen e sotme, në ambientet e Komunës së Ferizajt u mblodhën anëtarët e Komisionit Komunal për Emërtimin e Rrugëve, bashkë me Kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi dhe drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu në takimin konsultativ me përfaqësues të forcave politike në Kuvend, me qëllim diskutimin e draftit përfundimtar të listës së emërtimit të rrugëve, rrugicave e shesheve në territorin e Ferizajt.

Kjo trupë me mandatin e dhënë nga Kuvendi tash e ca muaj ka bërë një punë të jashtëzakonshme me qëllim që përfundimisht të përmbyllet ky proces i nisur vite më parë.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu tha se është lajm i mirë se puna e këtij komisioni ka marr aprovimin e konsensusin e plotë nga të gjitha forcat politike dhe qytetarët, çka dëshmon për seriozitetin e përgjegjësinë e qeverisjes lokale të drejtuar nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përkitazi me këtë proces.

Edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, duke paralajmëruar se së shpejti ky dokument do t’i prezantohet në mbledhje anëtarëve të Kuvendit, vlerësoi se procesi i emërtimit të rrugëve, rrugicave e shesheve në gjithë territorin e Ferizajt, paraqet një rëndësi për vet institucionin dhe gjithë qytetarët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img