20,05,2024

Qytetarët ferizajas ofrojnë strehim: Jeni të mirëseardhur në atdheun tuaj në Kosovën tonë që ju pret krahëhapur

Must Read

Qytetarët ferizajas  pos ndihmave materiale  që po ofrojnë për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri kanë filluar të ofrojnë edhe  strehim për familjet që  kanë mbetur pa  kulm mbi kokë.

Të shumta janë familjet që kanë shkruar në redaksinë e Ferizajpress, ku ofrohen  strehë për familjet  në nevojë.

“Sot dhembja na tronditi të gjithëve në çdo cep bote kah jetojnë e frymojmë shqip!Të dashur vëllezër e motra nga Shqipëria mëmë,ju që gjumi ju ka tretur nga trishtimi ,jeni të mirëseardhur në atdheun tuaj në Kosovën tonë që ju pret krahëhapur ashtu siç na pritët ju gjatë kohëve të vështira” shkruajnë në një nga qytetarët që ka ofruar shtëpinë në shërbim të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img