18,11,2024

Ferizaj bashkëndjen tragjedinë në Shqipëri, pasi anuloi aktivitetet e sotme kulturore-sportive për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

Must Read

Ferizaj bashkëndjen tragjedinë në Shqipëri, pasi anuloi aktivitetet e sotme kulturore-sportive për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, shtyn edhe Festivalin “Kosovarja Këndon”

Komuna e Ferizajt sot ka marr vendim për shtyrjen e të gjitha aktiviteteve në afat të pacaktuar, të cilat ishin planifikuar të realizoheshin për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit! Ky vendim vjen si shenjë e solidaritetit e bashkëdhembjes që ndiejmë me bashkëatdhetarët tanë në Shqipëri, që sot u zgjuan nën tragjedinë e tërmetit të përmasave shkatërrimtare.

Ngjarjet kulturore si Festivali “Kosovarja Këndon”, edicioni i 4-të i Bienalit të Vizatimit, turneu në volejboll e aktivitete të tjera anulohen për datat e paralajmëruara deri në një njoftim të ri për mbajtjen e tyre.

Komuna e Ferizajt gjatë ditës së sotme ka mobilizuar gjithë mekanizmin e saj institucional në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti, duke bërë thirrje për qytetarët, bizneset e të interesuarit tjerë të sigurojnë të mira materiale që sadopak do të ndihmonin në tejkalimin e situatës dhe rimëkëmbjen pas tërmetit në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img