19,12,2024

“Ujqit” mobilizohen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit, marrin mbështetjen e Kryetarit Aliu

Must Read

Mobilizimi në ndihmë vëllezërve e motrave andej Drinit në Shqipëri, po merr përmasa të mëdha kudo në Kosovë. Ngjashëm po veprohet edhe në Ferizaj. Dhjetëra të rinj të tifozerisë së qytetit, “Ujqit” e grupe të tjera qytetare janë mbledhur sonte në sheshin para Komunës me qëllim grumbullimin e veshmbathjeve dhe ushqimeve në ndihmë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që këtë mëngjes u goditën nga tërmeti shkatërrimtar.

Të bashkuar rreth këtij qëllimi solidar, përfaqësuesit e tifozerisë “Ujqit” thanë se me këtë nismë sadopak synojnë të ndihmojnë rimëkëmbjen pas shkatërrimeve të evidentuara sot nga tërmeti që epiqendër pati Durrësin dhe zona tjera përreth, që për fatin e keq, pati edhe viktima e dëme të pariparueshme materiale.

Për t’i garantuar mbështetjen e tij dhe qeverisjes lokale në këtë nismë solidare, doli edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorët komunal, i cili i siguroi këtij komuniteti dhe gjithë nismave të tilla komunitare, mbështetjen e pakursyer në ndihmë Republikës së Shqipërisë nga dëmet e tërmetit.

Nga kjo nismë kërkohet nga qytetarët e Ferizajt që të sjellin veshmbathje e ushqime që sadopak do të ndikonin në përballimin më të lehtë të gjithë kësaj situate.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img