18,05,2024

Shqiptari e mbush veturën me derivate në magjistralen Ferizaj-Shkup dhe ikën, por përfundon keq

Must Read

Shqiptari e mbush veturën me derivate në magjistralen Ferizaj-Shkup dhe ikën, por përfundon keq

Një shqiptar me shtetësi të Maqedonisë e kishte përpiluar një plan, sipas së cilit ai pasditen e djeshme do të kthehej në Maqedoni me veturën e mbushur me derivate.

Siç njofton Policia, ai ishte ndalur në një pompë të derivateve në magjistralen Ferizaj-Shkup për ta nisur zbatimin e planit. Pasi e kishte mbushur veturën me derivate në vlerë 35 euro, ai ishte larguar me shpejtësi, shkruan Gazeta Sinjali.

Por plani nuk i zgjati shumë, pasi që rreth orës 17:30, Policia e arrestoi atë në pikën kufitare në Han të Elezit dhe është sjellë në stacionin policor.

Ai ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të prokurorit kujdestar, Policia ia ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img