18,05,2024

Ferizaj nis legalizimin e objekteve pa leje

Must Read

Procesi i legalizimit të 40 mijë ndërtimeve pa leje në Ferizaj ka nisur të premten.

Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, nëpërmjet një njoftimi ka thënë se tashmë ka nisur procesi i legalizimit për objektet pa leje, andaj ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune t’i nënshtrohen këtij procesi, shkruan sot Koha Ditore.

“Nënshkrova legalizimin e parë të një shtëpie të ndërtuar pa leje. Ftoj të gjithë qytetarët që kanë objekte pa leje t’i nënshtrohen procesit të legalizimit, sepse është obligim ligjor. Është proces i lehtë dhe i shpejtë”, ka njoftuar Aliu.

Kenan Gashi, drejtor në rrjetin e OJQ-ve “Avonet” në Ferizaj, ka thënë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri tashti e ka zvarritur procesin për ndryshimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje nr. 04/L-188, i cili ndërkohë ka dalë dhe është plotësuar nëpërmjet dëgjimeve publike dhe pastaj është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img