25,11,2024

Komuna e Ferizajt ka ndërprerë bashkëpunimin me koordinatorin nacional për Rini, Kulturë dhe Sport

Must Read

Shumë problem që janë shfaqur  në implementimin e projektit Nacional për Rini, Kulturë dhe Sport ka bërë që komuna e Ferizajt ta ndërpres bashkëpunimin me Koordinatorin Nacional të këtij programi. Ndonëse komuna ka pasur një marrëveshje me koordinatorin, kanë qenë drejtorët e shkollave që e kanë kundërshtuar vazhdimin e  këtij programi,sidomos aktivitetin e garave në disa fusha.

I pari i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani,  gjatë një bisede ka thënë sot se  iniciativa në fillim ka qenë e mirëpritur  dhe organizuar sipas një udhëzuesi por që më vonë janë shfaqur probleme dhe kanë bërë që kjo të degjenerojë. Madje   ka folur për një debat që është zhvilluar në mes drejtorëve të shkollave dhe Koordinatorit  që ka sjellur një përplasje.

“Duke I parë këto probleme, Drejtorët e shkollave, në takimin që kanë pasur me fillimin e vitit të ri shkollor, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, kanë shprehura pakënaqësitë e mësimdhënësve, kanë shprehur pakënaqësitë e prindërve e sidomos të fëmijëve  dhe kanë pasur një qëndrim që  të mos vazhdohet me mbajtjen e kësaj gare. Ne kemi lajmëruar Koordinatorin dhe i kemi thënë që kemi këto telashe, ka hezitime dhe pakënaqësi të mëdha. Kryesisht për këto pakënaqësi  është njoftuar zyrtari komunal Bashkim Bytyqi i cili ka qenë koordinator i mbajtjes së këtyre garave  dhe ai ka listuar një listë të problemeve  me të cilat janë përballur. Pastaj Koordinatori ka kërkuar që të kemi një takim me drejtorët e shkollave  direkt. Ne kemi ftuar takimin javën e kaluar dhe nga takimi që kemi mbajtur  drejtorët të cilët kanë qenë pjesëmarrës janë shprehur kundër vazhdimit të mbajtjes së kësaj gare për problemet të cilat I përmenda. Aty ka qenë një debat bukur i nxehtë, megjithatë në suaza të një debati normal. Pas kësaj ne e kemi parë të arsyeshme që të marrim një vendim për mos vazhdimin e mbajtjes së kësaj gare, sepse gara nuk mund të mbahet pa bashkëpunim me drejtorët e shkollave, mësimdhënësi, nxënësit dhe prindërit. Po ashtu janë vonuar të gjitha shpërblimet e mundshme të cilat kanë pasur te jepen për garuesit dhe akoma jemi në proces të dhënies së shpërblimeve  që ende nuk e dimë se kur do të përfundojnë. Duke parë këtë, atëherë revolta tek mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit ka qenë më e madhe dhe presioni ka shkuar te drejtorët e shkollave e drejtorët e shkollave e kanë orientuar tek ne si Drejtori e Arsimit  dhe nga java e kaluar kur kemi pasur takimin është marrë një vendim  që mos të vazhdohet mbajtja e kësaj gare” ka thënë drejtori Llabjani.

Për më tepër drejtori Llabjani ka vënë në dukje se marrëveshja me Koordinatorin Nacional nuk është obligative dhe se nuk prodhon ndonjë efekt tjetër.

“Nuk është obligative, marrëveshja mund të mos realizohet. Në bashkëpunim me Koordinatorin ne kemi pasur bashkëpunimi dhe me kërkesë të tij ne kemi pasur një takim  dhe ai ka marrë drejtpërsëdrejti mendimin e e Këshillit të mësimdhënësve  që drejtorët kanë përcjellë dhe Koordinatori është përballë direkt me drejtorët e shkollave. Ashtu edhe siç ka kërkuar të jetë” ka thënë drejtori i DKA-së Afrim Llabjani.

Për këtë situatë të krijuar opozita e Ferizajt e ka ngritur zërin duke thënë se gara dhe programi përbëjnë një dështim.

Lidhur e këtë drejtori Llabjani ka thënë se opozita fillimisht e ka kundërshtuar  marrëveshjen por sipas tij DKA ka zbatuar një vendim të Qeverisë tek sa ka potencuar faktin se opozita duhet ti marrë për bazë edhe kërkesat e mësimdhënësve  dhe ta ndajë rolin logjistik që e ka pasur Drejtoria në këtë program.

“Opozita fillimisht  ka qenë kundër kur e kemi nënshkruar marrëveshjen, pse të mbahen, i kanë quajtur gara paralele, gara që nuk duhet të mbahen, përzierje kompetencash, por ne kemi pasur një vendim nga Qeveria e Kosovës që të zbatohet. Ne kemi menduar se do të jetë një formë e mirë e një garimi duke pasur parasysh se mund të ketë probleme sepse ka qenë numër i madh i përfshirjes  së nxënësve.  Kjo ka qenë edhe shqyrtimi ynë edhe në takim me Koordinatorin në takimin me Drejtor Komuna pasi ka një numër të madh të garuesve  dhe ndoshta ka qenë më mirë të fillohet me  nivele të caktuara  por Koordinatori ka insistuar që duhet të realizohet ky projekt komplet. Ne jemi munduar ta realizojmë me të gjitha ato sfida që i përmenda. Mendoj se opozita duhet ta marrë parasysh edhe mendimin e mësimdhënësve , drejtorëve të shkollave dhe të prindërve  të cilët janë akterët kryesorë  për organizimin e këtyre garave e sidomos mësimdhënësit. Nëse ata kanë parë gjithë ato probleme  dhe gjithë ato telashe atëherë është e pamundur të organizohet  dhe ne kemi përcjellë thjeshtë shqetësimet e dhe problemet të cilat I kanë pasur mësimdhënësit gjatë organizimit të këtyre garave. Drejtoria Komunale e Arsimit ka qenë një mbështetëse teknike e kësaj çështje  duke mos mundur të mbështesë në aspekte të tjera. Por ajo që është kërkuar ne, ne jemi munduar tu afrojmë në kushte jashtëzakonisht minimale” ka thënë Llabjani.

Marrë në tërësi në këtë  formë  ky program nuk duhet të vazhdohet, thonë në DKA.  Fundja në nivel komunal , Komuna e Ferizajt organizon gara në të gjitha kategoritë dhe në të gjitha lëndët.      

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img