26,11,2024

Bajrush Xhemajli nga PDK: Do të jemi opozitë e fuqishme me mjet argumentin

Must Read

Bajrush Xhemajli nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë sërish pjesë e Kuvendit të ri të Kosovës për të pestën herë.

Por kësaj radhe ai do të jetë në opozitë dhe për humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit tha se ishin disa faktorë që çuan në këtë rezultat.

“Në legjislacionin e parë dhe të dytë të Kuvendit të Kosovës kam qenë deputet. Po ashtu jam zgjedhur edhe në vitin 1992 si deputet i pavarur. Në mandatin e tretë kam qenë kandidat edhe për kryetar komune në Ferizaj dhe si deputet, prandaj më është dashur që të dorëzoj mandatin e deputetit. Tash është mandati i pestë që e kam fituar dhe këtë herë kam marrë 11 mijë e 700 vota, gjë për të cilën ndjehem mirë”.

“Për çdo parti ka shumë faktorë pse është aty apo atje. Edhe për PDK-në që nuk arriti të fitojë kësaj radhe ka disa arsye. Një prej faktorëve më të mëdhenj ka qenë fakti që jemi gjatë në pushtet”.

“Kjo sigurisht që të konsumon apo edhe ka njerëz që e keqpërdorin pozitën dhe këto gjëra i japin opozitës rast që të propagandojë. Fakt është që propaganda e opozitës ka qenë e orkestruar dhe ka ndikuar në opinionin publik që ka bërë që të penalizohemi”.

Xhemajli në Info Magazine një pjesë të fajit për humbje të PDK-së ia lë edhe koalicionit PAN.

“Krejt këto kanë ndikuar edhe në mosarritjen e synimit. Koalicioni PAN na ka penalizuar sepse shumë procese dhe tema nuk kemi mundur t’i ecim përpara sikur ne kemi dashur. Përndryshe nuk është bërë ndonjë përmbysje. Çdo koalicion i ka të mirat dhe këqijat”.

Xhemajli gjithashtu premtoi se në Kuvendin e ri të Kosovës do të jenë një opozitë e fuqishme dhe se mjet do ta kenë argumentin e jo dhunën.

“Për ta bërë një opozitarizëm kujdeset grupi parlamentar dhe ne kujdesemi për agjendën tonë. Do të jemi një opozitë e fuqishme sepse kemi më shumë dhe vota dhe deputetë se mandatin e kaluar”.

“Do të japim një kontribut të çmueshëm në Kuvend dhe ne si deputetë do t’i ndajmë detyrat. Do të jemi shumë konstruktiv dhe nuk do të jemi ata që do të nxisim konflikte, por që me argumente do të bëjmë opozitarizmin”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img