Pas njoftimit të marr nga ana e Sidikatës së Spitalit Rajonal Ferizaj mbi sulmin fizik të
ushtruar ndaj mjekut Dr. Sefedin Fazliu gjatë orarit të punës(kujdestari) nga ana e
familjarëve të pacientit N.N, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes kësaj
Komunikate dënon ashpër sulmin e ushtruar me të cilin është ballafaquar mjeku në Spitalin
e Ferizajt.
Pas sulmit Sindikata e Spitalit të Ferizajt si dhe i gjithë Regjioni Sindikal kanë protestuar para
vendit të punës me moton”Ndal dhunën ndaj personelit shëndetësor” protestë kjo e
përkrahuar edhe nga organet qendrore të FSSHK-së.
FSSHK në vazhdimësi ka ngritur zërin e saj për të gjitha rastet e dhunës së ushtruar ndaj
punëtorëve shëndetësor, kërcënimeve dhe shantazheve të cilat ndikojnë drejtëpërsëdrejti
në ushtrimin e profesionit por edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
FSSHK kërkon nga Autoritetet shtetërore të tregojnë zero tolerancë ndaj dhunuesit të mjekut
dhe personelit shëndetësorë. Ka ardhur koha të ndryshojmë kulturën, në mënyrë që të mos
reagojmë pasi të ketë ndodhur dhuna, por për të parandaluar atë.
FSSHK bën apel ndaj të gjitha figurave publike politike që mos të përdorin deklarata me
qëllime populliste ndaj profesionistëve shëndetësor të cilat ndikojnë tek masa e gjerë dhe
si pasojë e kësaj po kemi sulme të vazhdueshme.
FSSHK do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëve shëndetësor dhe
anëtarëve të saj. Ngrisim zërin tonë, të vendosur që të mbrojmë dinjitetin dhe vlerën
njerëzore, që një herë e përgjithmonë këto veprime barbare të ndalen dhe të gjejnë dënimin
meritor për kryerësit e këtyre veprimeve.
Në të kundërtën do ti ndërmarrim të gjitha masat radikale sindikale me qellim të mbrojtjes
së integritetit profesional dhe njerëzor.
Must Read