17,06,2025

Komuna e Ferizajt do të përkrah në jubileun e 50-të, Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës

Must Read

Këtë mëngjes, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, pritën në takim, drejtues të Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës, mekanizëm ky që këtë vit shënon jubileun e 50-të, duke i dhënë vendit kuadrot profesionale e punën cilësore pranë organeve të administratës shtetërore e në ato private.

Jubileu i 50-të ishte arsyeja e këtij takimi, ku Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës, bashkë me Këshillin Inicues Organizativ për shënimin e këtij jubileu dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës parashtruan kërkesën për mbështetje nga Komuna e Ferizajt, në vargun e institucioneve që mbështesin këtë nismë.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se ky profesion paraqet një nga levat kryesore të shërbimit komunal për qytetarët, me ç’rast edhe u zotua për mbështetjen në mundësitë e kompetencat e qeverisjes lokale.

Mysafirët, i bënë një elaborim të gjerë punën 5 dekadëshe të gjeodetëve anembanë vendit, me ç’rast thanë se vullnetin e gatishmërinë, mikpritjen e profesionalizmin e kreut të Komunës së Ferizajt e mirëpresin edhe në iniciativa të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img