18,12,2025

Vetaksident në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, afër Ferizajt, një i lënduar

Must Read

Sot në orët e paradites është raportuar se një veturë është përfshirë në një vetaksident trafiku.

Ky vetaksident, sipas policisë, ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, në segmentin Ferizaj-Lipjan.

“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje si edhe është njoftuar ekipi mjekësor”, ka thënë , Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës u apelon qytetarëve që të kenë kujdes më të shtuar në trafik, tani në këto kushte atmosferike me reshje.

Jozyrtarisht merret vesh se me këtë rast një udhëtar është i lënduar.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Elmi Reçica: Heqja e masave nga BE-ja, meritë e diplomacisë së Bedri Hamzës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka reaguar pas lajmit për heqjen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img