18,05,2024

Javën tjetër pritet të ketë reshje shiu.Meteorologët flasin për ndryshimet klimatike me ndikim edhe për vendin tonë

Must Read

Situatë e njëjtë meteorologjike pritet të mbretëroj deri ka mesi i javës së ardhshme.Ekspertë të meteorologjisë kanë thënë sot se këso kushte klimatike ka pasur në vitin 1979 me temperatura mbi 20 gradë celsius.Besim Aliu, njohës i fushës së meteorologjisë ka thënë se aktualisht temperaturat në mes maksimales dhe minimales varirojnë në mes 22 e 6 gradë celsius.Sipas tij kjo do të vazhdoj deri të mërkurë e ardhshme kur pritet të ketë edhe reshje shiu
Bazuar në të dhënat muaji mars edhe ky muaj gjatë vitit kanë pasur sasinë më të vogël të reshjeve.
Parashikimet flasin se deri ka fundi i viti do të ketë reshje dhe mot të paqëndrueshëm.
Këto temperatura të pazakonta për këtë periudhë kohore sipas Aliut, lënë të kuptojnë se kushtet klimatike tashmë kanë ndryshuar në nivel global e që ndikimin po e shtrijnë në rajone të caktuara pa përjashtuar dhe vendin tonë.Meteorologët shpjegojnë se këto temperatura përcillen edhe me rritjen e shkallës së ndotjes.

Reshjet e pakta u kanë sjellur vështirësi fermerëve, ndërsa temperaturat e larta përbëjnë problem edhe për të moshuarit me sëmundje kronike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img