06,08,2025

Bekim Isufi flet për gjasat që ka Ferizaj për të mbijetuar!

Must Read

Ferizaj e ka pësuar humbjen e radhës, teksa këtë herë është mposhtur nga Trepça ’89 me rezultat minimal 1-0, raporton Gazetasheshi.com.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Bekim Isufi është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollsitëve të tij nga kjo ndeshje.

“Ekipi kundërshtarë ishte më i mirë se ne vetëm në minutat e para të ndeshjes. Pasi pranuam gol skuadra sikurse u ç’lirua nga presioni dhe më pas morëm vetën. Krijuam disa raste për shënim, të cilat është dashur ti konkretizojmë. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e mirë, duke përfshirë edhe gjykimin fantastik në ndeshjen e sotshme pavarësisht se ekipi ynë e humbi ndeshjen sot”, deklaroi Isufi për “Super Sport Kosova.

Më pas Isufi foli edhe për gjasat që ka ekipi i tij për të mbijetuar këtë edicion në Superligë.

“Ne po luajmë mirë me skuadrat nga kreu i tabelës, ndërkohë që po lëshojmë pikë me skuadrat që janë direkt në konkurenc me ne për tu larguar nga pjesa e poshtme e renditjes tabelare. Ndoshta po na mungon qetësia dhe ideja në momente të caktuara, por në përgjithësi nuk po e vërej ndonjë dallim të madh me skuadrat tjera. Gjashtë skuadrat që janë në pjesën e poshtme të renditjes tabelare janë në nivel të njejtë dhe me kushtet nëpër të cilat po kalojmë ne, jam shumë i kënaqur me performancën e futbollistëve tanë”, përfundoi Isufi.

Në kuadër të javës së dymbëdhjetë Ferizaj përballet me Dritën në shtëpi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img