Projektin e varrezave të reja të qytetit të Ferizajt po e përkrahin edhe mërgimtarët. Një mërgimtar nga Ferizaj që jeton në SHBA ka investuar në hapjen e një burimi të ujit tek varrezat që tu shërbej qytetarëve në këtë pjesë gjatë punëve dhe procedurave të varrimit.
Për këtë Drejtori i urbanizmit të Ferizajt, Lulzim Aliu dhe Kryesia e Bashkësisë Islame në Ferizaj kanë falënderuar mërgimtarin Mërgim Lala për investimin e bërë në këtë pjesë.
“Është ndjenjë shumë e mirë kur projektet e komunës pëlqehen sinqerisht dhe përkrahen nga qytetarët. Mërgim Lala nga Ferizaj, që tash jeton në SHBA, hapi një bunar në Varrezat e Reja të qytetit. Dje tërë paraditen e kaluam me të. Bashkë me kryesinë e BIK-ut në Ferizaj e falënderuam shumë duke e vlerësuar lart shpirtin human të tij. Zoti e shpërbleftë me të mira!” ka shkruar Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit në Ferizaj.
Bunari është i thellë 75 metra dhe është i mbushur 65 metra me ujë. Ka vendosur hidroforin, pompën e ujit dhe dy çeshme